Sport

Dëmtuan autobusin e Dritës, KEK-u reagon për rastin

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 29 October 2018

KEK-u dhe Drita janë ballafaquar në kuadër të xhiros 12 të Ipko Superligës. Fitore realizuan mysafirët 2:1, duke marrë tri pikë tejet të rëndësishme.

Megjithatë, gjilanasit mbetën të dëshpëruar kur panë autobusin e tyre, i cili ishte dëmtuar në Obiliq.

Me këtë rast ka reaguar klubi i KEK-ut. Nepërmjet pronarit të ri të klubit, Besnik Mjeku, ‘Eletricistët’ janë deklaruar se distancohen prej këtij rasti.

-Advertisement-

“Ky rast nuk ka të bëjë me KEK-un dhe ne distancohemi. Gjëra të tilla janë të dënueshme nga klubi ynë. Këtë e kanë bërë disa të rinj që nuk ia duan të mirën klubit. Ne e dënojmë ashpër këtë veprim të tyre”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera