Dëmtoi veturën në një gropë të rrugës në Skenderaj, qytetari padit Qeverinë dhe kërkon kompensim
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 16 March 2023
Një qytetar me inicialet L.Rr. ka paditur Qeverinë e Kosovës për shkak se gjatë vozitjes kishte dëmtuar veturën duke rënë në një gropë të një fshati të Skenderajt. Ai pretendon se për dëmin e shkaktuar përgjegjësia i takon Qeverisë për mosmirëmbajtjes së rrugës dhe për këtë po kërkon 1 mijë e 300 euro kompensim.
Lidhur me këtë rast të mërkurën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ishte paraparë të mbahej seanca, mirë e njëjta ka dështuar në mungesë të ekspertit të komunikacionit Sejdi Berisha.
Mungesën e ekspertit Berisha, e ka konstatuar gjykatësi Hysni Ismaili, i cili ka njoftuar se nga fletëdërgesa rezulton se i njëjti nuk është ftuar në mënyrë të rregullt për këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu gjykatësi Ismaili ka shtuar se zyra e ka telefonuar ekspertin mirëpo i njëjti është përgjigjur se nuk ka pranuar ftesë për seancë dhe për sot nuk e ka të mundur të prezentojë në seance shkaku i angazhimeve të tij.
Përfaqësuesja e Qeverisë, Nexhmije Karaqa ka deklaruar se edhe më tutje qëndrojnë pranë propozimit që eksperti i komunikacionit të prezantoj në seancë për të sqaruar ekspertizën.
Në këto rrethana gjykatësi Ismaili ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës së shqyrtimit kryesor, andaj, vazhdimi i seancës do të caktohet për datën 2 maj 2023.
Më 18 dhjetor 2020 paditësi ka bërë zgjerimin e padisë në aspektin subjektiv, ashtu që si palë e paditur të jenë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe operatori ekonomik “Alko Impex”.
Ndryshe, sipas padisë së 22 prillit 2015, L.Rr ka ushtruar padi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, pasi që më 11 maj 2013 në Skenderaj në fshatin Terstenik paditësi ka qenë duke e drejtuar veturën e tij kur papritmas ka rënë në një gropë e cila ka qenë e padukshme në atë kohë të muzgut, çka ka rezultuar në dëmtimin e veturës së tij, ndërsa ai ka përjetuar frikë dhe shqetësim të theksuar.
Sipas padisë, paditësi konsideron se përgjegjësia për dëmin e shkaktuar i takon Qeverisë së Kosovës, për shkak të gjendjes së rrugës së prishur, andaj po kërkon nga gjykata që ta detyroj të paditurën që t’ia kompensojë dëmin material në shumë prej 1 mijë e 300 euro.
Ndërkaq, për të paditurin e dytë, paditësi konsideron se përgjegjësia për dëmin e shkaktuar i takon edhe operatorit ekonomik “Alko Impex”, ngase sipas padisë kjo kompani ka qenë e kontraktuar nga Qeveria, gjegjësisht Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjes së rrugës së lartcekur.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...