Fun & Video

Dëmtohet piktura 70 milionë dollarëshe e Pablo Picassos

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 15 May 2018

Piktura 70 milionë dollarëshe “Le Marin” e Pablo Picassos ishte paraparë që mbrëmjen e sotme të dilte në ankand. Por, shtëpia e ankandit ka njoftuar se piktura është dëmtuar të premten gjatë fazës së përgatitjes për të dalë në shitje dhe se është dërguar për restaurim, transmeton Indeksonline.

Piktura i takonte kreut të kazinove, Steve Ëynn, i cili së fundmi ka hasur në akuza për sjellje të keqe seksuale që datojnë në vitet ’70.

“Le Marin” ishte një nga tre pikturat që Ëynn kishte porositur për të shitur.

-Advertisement-

Nuk është hera e parë që një vepër e Picassos në pronësi të Ëynn është dëmtuar, transmeton Indeksonline.

Ai ka një sëmundje të syrit të quajtur “retinitis pigmentosa” që ndikon në vizionin e tij periferik. Kështu ai e kishte vënë aksidentalisht bërrylin e tij në pikturën “Le Rêve” në vitin 2006. Kjo e fundit kapte vlerën 139 milionë dollarë para se të dëmtohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera