Lajme

Dëmtohen pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, këputen kabllot furnizuese të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 19 March 2024

Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë.

Të dyshuarit kanë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Fsh.Melanicë,Mitrovicë Jugu 18.03.2024-20:31. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës të policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si më lart”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera