Sport

Dëmtimi rezulton fatal për mbrojtësin e PSG, mbyll sezonin para kohe

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 27 February 2023

Ndeshja ndaj Marseille rezultoi e pafat për mbrojtësin e PSG, Presnel Kimpembe. Francezi u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 16-të të pjesës së parë teksa pësoi një dëmtim të rëndë.

Dhe, diçka e tillë u konfirmua edhe nga vizitat e detajuara mjekësore të cilat qartësuan shkallën e dëmtimit. Mbrojtësi ka këputur tendinën e Akilit dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet me patjetër ndërhyrjes kirurgjikale.

Në këtë formë, sezoni i Kimpembe konsiderohet i përfunduar teksa edhe vetë trajneri i PSG, Christophe Galtier e konfirmoi këtë lajm të trishtë për lojtarin. Ky sezon ka rezultuar vërtet fatkeq për 27-vjeçarin i cili për shkakun e një dëmtimi humbi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Francën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera