Demolli: Kroacia mbështet FSK-në
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 28 April 2017
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli u takua sot në Split me Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq.
Ministri Demolli fillimisht falënderoi Ministrin Damir Krstiqeviq për ftesën si dhe për gjithë angazhimin e tij personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në drejtim të avancimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.
Nga ana e tij, ministri Demolli, tha gjithashtu; “se roli i Kroacisë si vend anëtar i NATO-s, përkatësisht roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Kroate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm krahas edhe partnerëve tjerë strategjik, për ngritjen, avancimin si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativa dhe organizma rajonal dhe më gjerë të sigurisë.
Gjithashtu, ministri Demolli, u shpreh se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës si dy institucione për të cilat Republika e Kosovës është duke u angazhuar që t’i avancojë në mandat dhe detyra, dhe duke qenë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura përveç vullnetit të brendshëm nevojitet edhe transparencë për procesin si dhe mbështetje nga partnerët strategjik të Republikës së Kosovës dhe vendeve siç është Kroacia e cila ka mbështet FSK-në, që nga ngritja e saj dhe vazhdon të jetë një prej vendeve që ofron shumë përkrahje.
Gjatë vizitë në Kroaci, ministri i FSK-së, Haki Demolli takoi edhe dy nënoficerët e FSK-së, të cilët gjenden për shkollim atje: rreshter major i komandës Xhevdet Mataj dhe rreshter major Rexhep Bytyqi.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...