Lajme

Demi: Kuvendi nuk mundet me aprovu ligje, aq sa mundet Kryeministri me shkelë

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 03 January 2018

Përfaqësuesi i Institutit GAP, Agron Demi, me anë të shkrimi që e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se numri i ligjeve të aprovuara nga Kuvendi është vetëm pesë sosh, përderisa sipas tij, numri i ligjeve që ka shkelur Kryeministri ia tejkalon kësaj shifre duke shkuar në shtatë sosh, përcjellë GazetaBlic.

Demi ka treguar se këto shtatë ligje të shkelura nga kryeministri, sipas tij janë:

– Ligji për ujërat;
– Ligji për arsimin e lartë;
– Ligji për energjinë elektrike;
– Ligji për konfliktin e interesit;
– Ligji i punës;
– Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit;
– Kodi Penal (duke inkurajuar bartjen e armëve pa leje dhe gjuajtjen me armë).

-Advertisement-

Krejt në fund ai ka ironizuar duke thënë se Kuvendi nuk po mundet të aprovojë ligje aq sa Kryeministri mundet me i shkelë.

Ky është shkrimi i tij i publikuar në facebook:

Nr. i ligjeve të aprovuara nga Kuvendi: 5
Nr. i ligjeve të shkelura nga Kryeministri: 7
– Ligji për ujërat;
– Ligji për arsimin e lartë;
– Ligji për energjinë elektrike;
– Ligji për konfliktin e interesit;
– Ligji i punës;
– Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit;
– Kodi Penal (duke inkurajuar bartjen e armëve pa leje dhe gjuajtjen me armë).

Kuvendi nuk mundet me aprovu ligje aq sa mundet Kryeministri me shkelë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera