Sport

Dembeles nuk po i besohet se është partner me Messin, shikoni çka bërë pas ndeshjes me Juven!

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 14 September 2017

Zakonisht, Lionel Mesi e shkëmben fanellën e tij me numrin 10 me kundërshtarët, që janë të shumtë në radhë për të trashëguar një kujtim nga ndeshja me argjentinasit.

Por, sipas shtypit spanjoll, atij nuk i është afruar një kundërshtar për t’i kërkuar bluzën, por shoku i tij i ri i skuadrës, Osman Dembele.

Sipas gazetarit Migel Riko të “COPE”, sulmuesi francez i ka kërkuar Mesit fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes kundër Juventusit.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të tij, ish-talenti i Dortmundit e donte fanellën e shokut të skuadrës si një kujtim për debutimin e tij nga minuta e parë të shtunën.

Dembele është një admirues i “Pleshtit” dhe, të martën në mbrëmje, ai mori një leksion të shkëlqyer nga sulmuesi, i cili shënoi dy herë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy