Sport

Dembele drejtë Premier Ligës

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 30 December 2021

Bisedimet ndërmjet Barcelonës dhe sulmuesit Ousmane Dembele për vazhdimin e kontratës janë bllokuar.

E ardhmja e lojtarit tani është shumë e paqartë pasi klubi katalanas nuk ka pranuat të pajtohet me kushtet e kërkuara nga lojtari që vazhdon të mos jap kontributin e tij maksimal për shkak të numrit të madh të lëndimeve gjatë gjithë vitit.

Tani, dy klubet angleze Manchester United dhe Newcastle United, duke parë situatën e krijuar, kanë filluar të mendojnë seriozisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, shkruan Matteo Moretto.

-Advertisement-

Të dy klubet tashmë kishin shprehur interesim të fortë për anësorin, kontrata e të cilit skadon në verë.

Ata tani mund të fillojnë negociatat për një kontratë me të nga 1 janari e tutje, ndërsa përpiqen të shtojnë opsione të tjera sulmuese në radhët e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera