Lajme

Demarkacioni përcillet pas mocionitd

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 10 May 2017

Qeveria e Kosovës mund të procedojë sot për ratifikim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen që përcakton kufirin me Malin e Zi pas seancës për mocionin e opozitës për mosbesim ndaj qeverisë së Isa Mustafës.

Kështu ka thënë për arbresh.info Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa.

“Mund të ndodhë pas seancës së mocionit,” është shprehur Gecaj.

-Advertisement-

Strukturat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës janë takuar në mëngjesin e hershëm për të diskutuar rrethanat politike.

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës  janë takuar një ditë më parë edhe me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, dhe shefen e BE në Kosovës, Nataliya Apostolova.

Në orët e mbrëmjet Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës.

Duket se nuk do të ndodhë ajo që është dakorduar me të se “ka diskutuar me diplomatin amerikan Hoyt Yee edhe për kërkesën e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria dhe Kuvendi të procedojnë me demarkacionin nesër (e mërkure) para mocionit të mosbesimit të qeverisë.”

Paralajmërimi i Veselit ishte se në rast të mos procedimit të demarkacionit para mocionit ndaj qeverisë, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera