Lajme

Deliu: Na paska lënë përgjithmonë një grua e rrallë, Edi Shukriu

Autori: Ermirë Berisha 10:55 | 17 January 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e akademikes kosovare, Edi Shukriu, shkruan Gazeta inFokus.

Deliu përmes një postimi në Facebook, ka cilësuar tashmë të ndjerën si një nga gratë më të suksesshme në Kosovë, kështu ka shprehur edhe dhimbjen për humbjen e saj.

“Na paska lënë përgjithmonë një grua e rrallë, Edi Shukriu. Edi, i dha shumë mbarë hapësirës shqiptare, në të gjitha angazhimet që i kishte, si në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, në angazhimet politike, institucionale dhe kulturore. Shpirti i saj pushoftë në Parajsë!”, ka shkruar deputetja.

-Advertisement-

Ndryshe, akademikja, Edi Shukriu, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK)./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera