Deliu – Kodra: PDK ka paralajmëruar për masat ndëshkuese nga BE-ja

Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 29 June 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka adresuar edhe njëherë masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Ne absolutisht e kemi thënë, paralajmërimet e mëhershme për një pako të masave natyrisht që nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën. Ju e dini që ne që disa vite jemi pjesë a marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe Kosova është pjesë e të gjitha grupeve punuese për të përafruar qëndrimet me Bashkimin Evropian dhe jo vetëm”, ka thënë Deliu-Kodra për Info Magazine të Klan Kosovës.
Sipas Deliu-Kodrës, qeveria e Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet këto masa të cilat nuk janë aspak të mira për Kosovën.
“Ne jemi edhe përfitues të shumë mjeteve financiare, granteve të paranëtarësimit të BE-së në raport me vendet të cilat synojnë hyrjen në Bashkimin Evropian, dhe natyrisht do mungesë, çdo abstenim i Kosovës, çdo rast ku Kosova nuk është pjesëmarrëse e ku i mohohet pjesëmarrja në forume të tilla nuk përbën lajm të mirë për Kosovën”.
“Konsideroj që ne duhet të jemi të vëmendshëm për këto pasoja, dhe qeveria duhet të ketë vëmendje në raport jo vetëm me thirrjet, sepse tash kemi edhe veprime konkrete, kemi raste ku ne nuk jemi më pjesë e forumeve të ekipeve ose nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-asocimit dhe forumeve të tjera, dhe konsideroj që qeveria e Republikës së Kosovës, kryeministri duhet ta trajtojnë me prioritet këtë çështje sepse çdo izolim i vendit nuk u shërben interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Të tjera
-
Nis operacioni për tërheqjen e trupit të 27-vjeçarit që u gjet i pajetë në Malet e Pashtrikut
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur ope...
-
Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt, Fazliut dhe Smakajt
Më 7 dhe 8 prill, gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e p...
-
“Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Speciales, Çitaku: Fyerje e poshtërim, duhet reagim institucional
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ...
-
Francë: Djali dyvjeçar vd*s pasi gëlltiti një kokërr rrush
Një djalë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Sipas...
-
Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut
Ajet Lleshi- 27 vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur që disa ditë është g...
-
A ka humbje të mjeteve financiare në Fondi i Kursimeve Pensioanle, flasin nga Trusti
Fondi për Kursime Pensionale të Kosovës (Trust), deri më 4 prill të këtij vit...
-
Policia gjen plot ar* më e mu* nicion në shtëpinë e një personi në Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të kryer në një shtëpi n...
-
BILD: Kosovarja e plag*osur në Munih nga bashkëshorti, jashtë rrezikut për jetë
Të mërkurën, gazeta gjermane “Bild” raportoi për një rast të rëndë të ndodhur...
-
Ushtarët e KFOR-it konkurojnë mes vete për “Skuadra më e mirë”
Ushtarët shumëkombësh të caktuar në Komandën Rajonale Lindore (RC-East) të mi...
-
Kina hakmerret me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane
Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 84% nda...
-
Durrësi mikpret anijen më të bukur në botë: Amerigo Vespucci dhe Art Explora Festival ndezin Portin
Nga Durrësi për Gazetën Infokus Porti i Durrësit është shndërruar këto dit...
-
Deputetja e VV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një dekla...