Deliu-Kodra e kritikoi për dialogun, Bislimi: Po ta kishit çerekun e informacionit që kam unë, do të turpëroheshit
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 30 November 2022
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane të mërkurën, iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me raportin për vendin.
Anëtarja e Komisionit nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë raport vetëm njëherë përmendet fjala ‘progres i theksuar’, ndërsa në të gjitha rastet tjera përmendet ‘progres i limituar’ dhe ‘pak progres’, shkruan Telegrafi.
Duke iu drejtuar Bislimit, ajo tha se Qeveria Kurti po i shkakton dëme vendit. Deliu-Kodra gjithashtu kritikoi ekzekutivin për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë.
Pas këtyre kritikave, zëvendëskryeministri Bislimi duke iu drejtuar deputetes së PDK-së tha se “sikur ju të kishit pasur çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, ju ishit turpëruar me ardh në sallë”.
Sipas tij, është vlerësim brenda BE-së që raporti për vendin i vitit 2022 është historikisht më i mirë i arritjeve të Kosovës.
“Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexu që mos me shkaktu konfuzion”, u shpreh Bislimi.
“Zonja Deliu përdori kryesisht tri fjalë që i përsëritvazhdimisht; dështim në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmirore. Sikur ju të kishit pasur vetëm çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri mars të vitit 2021 në dialog dhe si prezantohet tani, ju ishit turpëruar me ardh në sallë dhe me fol për mua. Duhet me qenë një seancë tjetër ku duhet të flasim për të bërat tuaja e pastaj për punët që i kemi kryer ne që prej ardhjes në pushtet”.
Të tjera
-
Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ...
-
“Katër vite tepër të vështira”, Jasharaj: S’kam parë arritje – Qeveria Kurti e ktheu kundër çdo premtim
“Ndihmon si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro”, is...
-
Shkon në 7 numri i të vrạrëve në Cetinje të Malit të Zi, mes tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë
Numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi tashmë raportohet se ka ...
-
Edi Rama “takohet” me Ismail Qemalin! Publikon videon e krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të krijuar nga inteligjenca arti...
-
Së paku pesë persona të vrạrë në Cetinje të Malit të Zi pas rrahjes në një kafene – policia tregon emrin e të dyshuarit
Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa polic...
-
Tahiri: Kurti bëri gabime nga mungesa e përvojës, Osmani ia përmendi pasi ndodhën
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryemi...
-
Osmani, viktimạve të dhụnës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar strehimoren e viktimave...
-
Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan pa...
-
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë
Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës,...
-
Kolonë në Merdarë, pritjet për dalje – 40 minuta
Pritjet për t’u larguar nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, po zgjas...
-
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dh...
-
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë d...