Lajme

Deliu: Duhet krijuar një linjë e veçantë e raportimit për viktimat e dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 07 October 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra para deputetëve në kuvend ka folur për rastet e dhunës seksuale në vend.

Ai është shprehur se duhet krijimi urgjent i një linje të veçantë e raportimit për viktimat e dhunës seksuale.

“Ministria e Punëve të Brendshme duhet urgjentisht të krijojë një linjë të veçantë të raportimit të viktimave të dhunës seksuale si dhe të shtohen psikologët në strehimore”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Tutje, ajo tha se duhet angazhim i përgjithshëm për parandalimin e këtyre veprimeve.

“Duhet të angazhohemi secili për të parandaluar këto veprime të neveritmshme dhe të mbështesim viktimat e dhunës seksuale. Duhet të sigurojmë që rastet e ngacimeve seksuale të iu përgjigjemi shpejtë dhe ashpër, të jemi të ashpër ndaj sulmuesve në mënyrë që të të sigurojmë që viktimat të mbrohen. Vetëm kështu do të dërgojmë mesazh të qartë tek të gjithë dhunuesit se shteti, institucionet, shoqëria ka vullnet e gatishmëri t’i mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera