Alarmon Ganimete Musliu: Ligji për këshillin e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare, fansat e Kurtit votojnë pa menduar
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 20 Nëntor 2024
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për ligjin për këshillin e sigurisë i cili dje u rikthye në Kuvend nga Presidentja e Vjosa Osmani.
Musliu ka thënë se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin ata që s’kanë bërë asgjë për ndërtimin e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Duke shpërndarë një fotografi nga fushata e kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, Musliu ka thënë se PDK-ja me kohë e kishte kundërshtuar Ligjin për këshillin e sigurisë.
Sipas saj, PDK-ka kishte argumentuar mirë se ky ligj rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërsa sipas deputetes të PDK-së, “fansat” e Albin Kurtit e injoruan kundërshtimin e PDK-së dhe votuan këtë ligj, që tani edhe presidentja Osmani e ktheu në rishqyrtim.
“Nuk do të lejojmë që të shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit!
Me arsyen se Ligji për këshillin e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale.
Tani edhe presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj” shkroi Musliu.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































