Lajme

“Delet janë jeta ime”, 53-vjeçari që kujdeset për 1600 dele

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 04 July 2022

Pas kullotjes që bëjnë, ky vend me hije i bashkon delet bashkë me pronarin e tyre.

Kujdesin dhe kohën që Naim Gojnovci ia kushton deleve, bënë që shoqëria me to të jetë e ngushtë.

Familja Gojnovci nga Lismiri i Fushë Kosovës, kultivimin e deleve e ka të trashëguar me breza.

-Advertisement-

Gojnovci thotë në T7 se përfitimet prej tyre nuk janë të mëdha, por shton se këtë punë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.

Kullosja e tyre afër fushave të Obiliqit, ku edhe prodhohet rryma, nuk paraqet ndonjë pengesë për të.

Përveç kujdesit të Gojnovcit, delet kanë edhe tre mbikëqyrës të tjerë.

53-vjeçari pret që në të ardhmen ta rrisë edhe më shumë numrin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera