Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 9-të në Superligë, ja kujt i është besuar derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 14 October 2021

Pas ndeshjeve të kombëtareve për kualifikimet e Kupës së Botës, rikthehen emocionet e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Xhiroja e nëntë e Superligës starton ditën e premte me dy ndeshje mjaft interesante, ku Ulpiana i bënë konak Dritës, ndërsa Drenica e pret Feronikelin.

Ditën e shtunë do të zhvillohen tri takime, ku vëmendja padyshim do të jetë në Gjilan, aty ku skuadra e Gjilanit takohen me Ballkanit.

-Advertisement-

Në po të njëjtën ditë luajnë edhe Prishtina me Llapin dhe Dukagjini me Malishevën.

Të gjitha këto përballje nisin nga ora 13:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion, saktësisht në kanalet Art Sport.

Për këto ballafaqime tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët, të cilët do të ndajnë drejtësinë.

Derbi i kësaj xhiro mes Gjilanit dhe Ballkanit i është besuar Dardan Çakës, me asistentët Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri, gjyqtari i katërt Burim Jahmurati dhe Erdal Zasella në dhomën e VAR-it.

Më poshtë keni delegimin e plotë të gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera