Lajme

Delegacioni ukrainas mbërrin në vendtakim për bisedime me delegacionin rus

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 28 February 2022

Një njoftim zyrtar nga Parlamenti i Ukrainës bën me dije se delegacioni ukrainas mbërriti në vendin e takimit, në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Delegacioni përbëhet nga David Arahamiya, fraksioni Shërbëtor i Popullit, Oleksiy Reznikov, Ministër i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Podoliak, Këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit, Andriy Kostin, Zëvendës Shefi i Parë i Delegacionit të Ukrainës në Grupin Trepalësh të Kontaktit dhe deputeti Rustem Umerov.

Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera