Lajme

Delawie takon kuvendarët para seancave të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 04 September 2018

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pak minuta para se të folli seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Qeveria e Kosovës, ka takuar në Kuvend, udhëheqësit e partive politike.

Ai tani posa ka dal nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta shqyrtuar propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërsa, më pas do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se me kë ka pasur takim Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera