Lajme

Delawie: Shtyrja e çështjes së targave s’ka kuptim pa marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 08 November 2022

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se thelbi i tensionit në mes Kosovës e Serbisë nuk janë targat, por refuzimi i autoriteteve serbe për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Delawie tha se shtyrja e afatit do të kishte kuptim nëse palët do të binin dakord.

“Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin”, është shprehur Delawie.

-Advertisement-

Sa i përket dorëheqjeve të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, ai tha se do të ishte në interesin e serbëve që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës”, është shprehur Delawie për Zërin e Amerikës.

Më tej, ish-ambasadori amerikan foli edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin tha se nuk ka njohuri, por ka besim në aftësinë e qeverive franceze e gjermane.

“Nul kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”, është shprehur Delawie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera