Delawie: Kosova t’i kontrollojë kufijtë energjetikë
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 20 March 2018
Kosova duhet të kontrollojë kufijtë e saj të energjisë elektrike si hap kryesor drejt sigurimit të energjisë së lirë nga ndërhyrjet e jashtme.
Kështu ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në forumin e tretë të energjisë “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”.
Diplomati amerikan po ashtu ka thënë se mungesa e furnizimit me energji elektrike ekonomisë së Kosovës po i kushton humbje 335 milionë euro në vit.
“Tash për tash pasiguria për furnizim me energji elektrike po i kushton ekonomisë së Kosovë rreth 335 milionë euro në vit. Kostoja është shumë më e madhe se sa kjo tregon kjo shifër marramendëse. Para disa jave e pamë se sa çfarë rreziqe mund të përballen kur kemi ndërprerje të pandalshme të energjisë elektrike dhe një shmangie nga rrjeti evropian thjesht ndali kohën. Para një viti në forumin e dytë për energji pata thënë se 2017-ta do të ishte vit vendimtar për sektorin energjetik në Kosovë dhe kanë qenë 12 muaj mjaft domethënës”, tha ai.
Delawie po ashtu ka thënë se këtë vit do të ndërtohet edhe termocentrali i ri për të cilën ka thënë se është arritje historike e Kosovës.
“Në dhjetor pamë mbylljen e suksesshme komerciale të projektit Kosova e re , investimi më i madh i juaji në historinë e Kosovës. Këtë vit do të ndërtohet një termocentral i ri efikas që shfrytëzon teknologjinë më të re dhe që punon në përputhje me standardet për emetim të gazrave të BE-së. Kjo ishte e arritur e madhe për trajtimin e nevojës së Kosovës për gjenerim të energjisë elektrike, por nuk paraqet përfundimin e rrugëtimit. Është thelbësore që Qeveria e Kosovës të sigurojë që projekti Kosova e Re të shkojë drejt përmbylljes financiare dhe t’i mbajë zotimet e bëra në dhjetor. Natyrisht që ka ende shumë punë Kosova duhet të kontrolloj vet kufijtë e saj të energjisë elektrike si hap qendrorë drejt siguresë së energjisë së lirë nga ndërhyrjet nga jashtë”, tha Delawie.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se qeveria që ai e drejton është zotuar se një nga prioritetet e saja do të jetë sektori i energjisë.
“Është prioritet se i delegohet qytetarëve, furnizimi me energji ekonomisë, por jo vetëm kaq edhe stabilitetit të vendit. Duke qenë kështu, zotimet tona për adresimin e sfidave për sektorin e energjisë, mendoj se ju kemi dhënë vulë sot tre muaj më herët më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur e kemi nënshkruar marrëveshjen komerciale për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. Teknologjia e re që do të përdoret që do të instalohet lehtëson gjendjen në ndotjen e ambientit”, tha Haradinaj.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin lluka, tha se është shumë e rëndësishme që Kosova të ndërtojë një protofolio të gjenerimit të energjisë nga burimet të ripërtërira.
“Jam i bindur se periudha para nesh do të na sjellë një mori mundësish dhe sfidash jo vetëm atë në sektorin e energjisë por investimet ekonomike të vendit në tërësi. Duhet të vëmë në pah ato kyçe siç janë zëvendësimi dhe rehabilitimi i kapaciteteve gjeneruese, integrimi në tregun rajonal , nxitja e mëtejme e prodhimit të energjisë së pastër”, tha Lluka.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thëne se furnizimi me energji i Kosovës nuk duhet të mbahet peng.
“Ne i dimë pikëpyetjet dërrmuese dhe mbizotëruese politike rreth integrimit dhe mendoj se është koha që kjo çështje e hapur të mbyllet. Furnizimi me energji i këtij vendi, i popullsisë, i ekonomisë nuk duhet të mbahet peng”, tha Heldt.
Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, ka thënë se Banka Botërore është e përqendruar që asistencën dhe ndihmat t’i orientojë në projektet që shtetet të kenë furnizim energjetik të përballueshëm dhe stabil.
“Banka jonë është e përqendruar, asistenca ndihma jonë është e projektuar që shtetet të kanë furnizim energjetik të përballueshëm dhe të qëndrueshëm. Të zvogëlojmë varfërinë dhe të ngrisim prosperitetin të punojmë me klientët në tërë botën në mënyrë që të jenë në gjendje që të tërheqin investimet e huaja, sepse kjo nuk është agjendën që mund të adresohet vetëm nga investimet publike. Kosova, siç e dimë, ka pasur një përparim mjaft të madh në zhvillim ekonomik, por mbetet një shtet, i cili ka nivel të lartë të varfërisë dhe jemi plotësisht të bindur për të përmirësuar rritjen në të ardhmen dhe zvogëlimin e varfërisë energjia luan një rol kyç në këtë drejtim dhe është e rëndësisë absolute që të japim energji të përballueshëm dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës”, tha Mantovelli.
Ndryshe, ky është forumi i tretë energjetik që mbahet në Kosovë e që është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe mbështetur nga USAID-i amerikan.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...