Lajme

Delawie i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 19 May 2018

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Delawie përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se është i zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës që nuk arriti të përfundoj punimet e tij.

Ai gjithashtu i ka uruar edhe gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Delawie

“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter.

Në seancën e së premtes së Kuvendit të Kosovës ku po votohet për gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti kishe shtyrë me krahë deputeti e LDK-së, Arben Gashi.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve të tjerë përreth të cilët hynë në mes Halitit e Gashit.

Por incidenti i djeshëm nuk ishte ponton, ai kishte filluar të enjten. Gjatë seancës Gashi kërkoj fjalën nga Haliti e refuzimi nxehu situatën duke përdorur sharje e fyerje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera