Lajme

Delawie: Është për të ardhur keq që nuk u votua demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 11 May 2017

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Ai tha se do të shohin, nëse në listat zgjedhore a do të ketë përfshirje të duhur gjinore dhe të moshave të ndryshme.

Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandate, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, po ashtu tha se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit.

-Advertisement-

Ai gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera