Lajme

Del videoja, ja se si speciali Llokman Seli përballet me paramilitarët maqedonas (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 04 May 2017

Një video e re është publikuar sëfundmi në rrjetet sociale mbi mësymjen e paramilitarëve në Kuvendin e Maqedonisë një javë më parë.

Në videon në fjalë (minuta 5:25) shfaqet në një moment edhe shqiptari nga Haraçina, Llokman Selimi. Ai është komandant i një skuadre të Forcave Speciale që ndërhyn në atë moment në Kuvendin e Maqedonisë duke nxjerrë paramilitarët jashtë sëbashku me skuadrën e tij të përbërë nga shqiptarë.

Albeu.com zhvilloi një intervistë ekskluzive para disa ditësh më Llokman Selimin, të cilën po e sjellim më poshtë:

-Advertisement-

Intervista e botuar më 28 prill

Llokman Selimi është efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina. Ai ishte komandanti i një skuadre të Forcave Speciale, të cilat i shpëtuan jetën mbrëmë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë përballë dhunës së huliganëve pa bërë asnjë dallim nëse ishin deputetë maqedonas apo shqiptarë.

Ai dhe trë pjestar shqiptar të asaj skuadre i plagosën duke marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Albeu.com arriti të kontaktojë me Llokman Selimin duke zhvilluar edhe një intervistë ekskluzive, në të cilën ai rrëfen se si arritën të nxjerrin në një vend të sigurtë të gjithë deputetët.

Por më parë ata duhej të përballeshin me furinë e paramilitarëve të maskuar që kishin hyrë në Kuvend.

Albeu: Llokman, na vjen mirë që paskeni shpëtuar me aq! A mund të na shpjegoni se çfarë ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë?

Selimi: Unë jam komandanti i një “team-i” në Forcat Speciale. Ndërhym për të mbrojtur deputetët pa bërë asnjë dallim të kujt krahu ishin. Ndërhym që t’i nxirrnim në një vend të sigurtë dhe ia arritëm.

Albeu: Sa shqiptarë ka në skuadrën tuaj?

Selimi: Ka disa shqiptarë, por tre jemi plagosur. Ne kemi qenë më aktivët për të shpëtuar deputetët duke u përballur gjoks më gjoks me huliganët.

Albeu: Si është gjendja juaj dhe e kolegëve të tjerë të plagosur?

Selimi: Për momentin jemi mirë. Është stabilizuar.

Albeu: Si paraqitet situata aty? A ndjeheni të rrezikuar?

Selimi: Ne jemi të përgatitur për çdo situatë sepse jemi profesionistë. Por, nuk besoj të agravohet më tepër.

Albeu: Ju ndërhyt vetë pas pat që i rrezikohej jeta deputetëve shqiptarë apo kishit urdhër?

Selimi: Për këtë s’mund të flas sepse është pjesë e sekretit të punës sonë. Për këtë janë në dijeni personat me grada më të larta se ne.

Albeu: Ju jeni hero sot mes shqiptarëve, a keni një mesazh për ta?

Selimi: Shqiptarët duhet ta dinë se në Maqedoni ka njerëz që mbrojnë gjakun e tyre. Mesazhi im është që të jemi të bashkuar e të mos përçahemi.

Albeu: Llokman të falenderoj! Zoti ju ruajt!

Selimi: Gjithashtu!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera