Lajme

Del videoja e Kurtit me kryetarët e komunave, Lladrovci i “shkrin” duke qeshur

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 01 June 2022

Kryeministri Albin Kurti është takuar dje me kryetarët e komunave të Kosovës, ku kanë nënshkruar “Kartën për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”.

Gjatë kësaj ceremonie, janë kapur edhe disa momente humori. Ka qenë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i cili ka bërë Kurtin dhe kryetarët e komunave të qeshin.

“E ke rrit numrin e madh ti Mitrovicë”, dëgjohet duke thënë Lladrovci, fjali pas së cilës shpërthejnë të qeshurat.

-Advertisement-

Më pas dikush i sugjeron Kurtit që t’i bëjë kryetarët e komunave më shpesh bashkë. Sërish ndërhyn Lladrovci, duke i thënë se “ku je bre. E madhe je. Mbesë Drenice je”.

Kurti më pas dëgjohet duke folur për investimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera