Del Ponte: Putin sikur Millosheviqi e Karaxhiqi
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 14 March 2022
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me kriminelët serb, Sllobodan Millosheviq dhe Radovan Karaxhiq.
Kjo, derisa ka kërkuar një fletarrest sa më të shpejt për të.
“Putini është një kriminel. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, La Repubblica.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë. Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, e Putin, sipas Del Ponte është kryesori.
“Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit.
Sipas saj, kjo nuk do të thotë se ai do të arrestohet, “por do ta ketë të pamundur të largohet nga vendi dhe kjo tashmë do të ishte një shenjë e rëndësishme e publicitetit negativ ndaj tij”.
Del Ponte thotë se nuk është habitur nga mbështëtja që po e merr Putin nga 16 mijë vullnetarë nga Siria, meqë presidenti rus e kishte mbështetur homologun, Bashar al-Assad gjatë gjithë konfliktit në Siri. Aty u kryen shumë krime, por nuk u bë gjë për dënimin e përgjegjësve, për cka ish-prokurorja kishte dhënë dorëheqje ga komisioni hetimor i Kombeve të Bashkuara.
Të tjera
-
Plagoset një burrë me armë gjuetie në Vushtrri, dërgohet në QKUK
Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagos...
-
7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj
Sot mbushen shtatë vjet kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të K...
-
Trajkoviq: Vuçiq nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiq e Veselinoviq, i shërbejnë projekteve të tij personale
Në një situatë ku po vijnë shantazhe nga të gjitha anët, strategji e presiden...
-
Dronët rusë shkelin hapësirën ajrore të Rumanisë dhe Letonisë
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirë...
-
Këto janë vendet me rritjen më të lartë ekonomike në BE
Ekonomia e eurozonës dhe Bashkimit Evropian u rritën vetëm në mënyrë modeste ...
-
Disa të vdekur e të lënduar pas tri aksidenteve me aeroplanë të vegjël në Gjermani
Tre persona në Gjermani vdiqën në dy aksidente të veçanta avioni në shtetin e...
-
“SHOTA” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë
Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar...
-
Zgjedhjet e nëntorit në SHBA! Garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris, ja çfarë tregon sondazhi i fundit
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe r...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vra...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Sot do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në...
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...