Lajme

Del nga shtrati përroi, 30 shtëpi në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 28 December 2017

Përroi i Çullës në Gjirokastër ka dalë nga shtrati pas reshjeve të shiut. Tridhjetë shtëpi mbeten të
rrezikuara, ndërsa banorët janë të alarmuar.

Uji ka marrë me vete inerte që kanë shkatërruar urën dhe bllokuar rrugën.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se do të bëhet një ndërhyrje provizore në
shtratin e përroit, pasi nuk ka buxhet për rehabilitimin e plotë të tij.

-Advertisement-

Kjo është hera e dytë që përroi del nga shtrati brenda një kohe të shkurtër. Vërshimet e
herëpas’hershme të përrenjve në Gjirokastër në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndaj
kërkohet edhe një zgjidhje përfundimtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera