Del në Youtube “All Natural” nga Rita Ora dhe Yll Limani
Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 07 November 2025
Ylli ndërkombëtar me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, dhe artisti i njohur për audiencën shqiptare, Yll Limani, kanë publikuar të premten bashkëpunimin që ka bërë bujë që nga paralajmërimi i tij.
Kënga mban titullin “All Natural”, e njëjta si soloprojekti i fundit i Ritës, ku këtë herë Limani sjell interpretimin e tij unik në publikimin e përbashkët.
“Ylli dhe unë jemi të dy shqiptarë nga Kosova, dhe kjo lidhje është shumë e fortë – është në historitë tona, në familjet tona, në gjuhën tonë”, ka thënë Rita Ora, sipas komunikatës së labelit Three60 Music, ku është i përfshirë edhe Ylli.
“Të dëgjoja atë duke kënduar në shqip i dha këngës aq shumë autenticitet dhe shpirt. ‘All Natural’ ka qenë gjithmonë për të qenë vetvetja pa komplekse, por ky version ndihet edhe më personal. Është për identitetin, krenarinë dhe bukurinë e origjinës tënde”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Yll Limani e ka përshkruar bashkëpunimin me Ritën si një privilegj dhe një mësim mbi artin e të qenit autentik:
“Rita është një forcë e natyrës. Të punosh me të është privilegj dhe një mësim mbi artin e të qenit autentik”, ka thënë Limani.
Kënga e re vjen në dy gjuhë – anglisht dhe shqip – duke reflektuar identitetin dhe origjinën e artistëve, dhe premton të jetë një himn për të gjithë ata që duan të jenë “all natural”, të vërtetë dhe krenarë për rrënjët e tyre.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lok...
-
Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera
Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës,...
-
Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot....
-
7 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici: Gra të sulmuara e të kanosura nga bashkëshortët dhe familjarët
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë. Sipas rap...
-
Sërish sot protestë në Prishtinë, vazhdojnë kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kë...
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...






























