Auto&Tech

Del në shitje një super version i Skoda Kodiaq, Laurin & Klement

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 27 July 2018

Skoda Kodiaqit tani i është shtuar edhe një version Laurin & Klement, i cili është “edhe më komfor me më shumë sisteme të sigurisë e teknologji shtesë për vozitje” se sa modeli standard i tij, sipas kompanisë Çeke.

Skoda Kodiaq Laurin & Klement mund të porositet tani me një çmim fillestar prej 40 mijë eurosh, transmeton koha.net.

Me këtë çmim vjen edhe motori modest 2.0 litërsh TDI që prodhon 148 kuaj fuqi e me gjashtë marshe manuale, por nëse zgjidhni versionin DSG i cili ka të gjitha rrotat aktive, kushton 42 mijë euro.

-Advertisement-

Janë edhe dy modele të tjera më të fuqishme, njëri me benzinë që prodhon 187 kuaj fuqi e kushton 41 mijë euro si dhe ai identik por me naftë që kushton 43 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera