Lajme

Del në diskutim publik Projektligji për Paga, tri javë kohë për komente e sugjerime

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 15 September 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka, ka njoftuar se Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, janë vendosur në platformën për diskutim publik.

Sveçla ka thënë se për tri javë, të gjithë do ta kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projektligje.

“Siç deklarova në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Kurti, nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik. Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera