Lajme

Del fotoja e shqiptarit 16-vjeçar që u ekzekutua në Danimarkë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 18 October 2017

Del fotoja e shqiptarit te ekzekutuar me arme zjarri ne lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen të Danimarkës.

Media daneze ‘Ritzau’, njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se i riu që ka humbur jetën është 16-vjeçari nga fshati Xhepçisht i Tetovës i identifikuar me emrin Servet.

Familja e tij prej shumë kohësh banon dhe jeton në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.

-Advertisement-

“Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”- tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera