Lajme

Del fotoja e autorit të shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 30 November 2022

Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Briken Sanajt, Vladimir (Valmir) Kolës, 39 vjeç, banues në Lezhë. Në kërkim janë shpallur edhe Gjelosh Krasniqi 49 vjeç dhe Kened Antoni, 25 vjeç, si bashkëpunëtorë në krim, pasi kanë ndihmuar autorin në kryerjen e vrasjes.

Fotoja e mëposhtme është e Vladimir (Valmir) Kolës, autorit të vrasjes së Briken Sanajt një muaj më parë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

-Advertisement-

Ndërkohë nga policia bëhet me dije se makina e përdorur nga autori i vrasjes është blerë nga një shtetas kosovar Kened Antoni.

Ky i fundit ia ka shitur automjetin tip “Benz” shtetasit kosovar Gjelosh Krasniqi më datë 24.10.2022 dhe po në ketë datë këta shtetas e kanë futur këtë automjet ne territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion personit nën hetim Vladimir (Valmir) Kola.

Sipas bluve, Kola e ka përdorur këtë makinë për realizimin e vrasjes se shtetasit Briken Sanaj dhe më pas e ka braktisur dhe djegur ne rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit. Policia gjithashtu ka sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes si dhe 10 aparate celulare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera