Lajme

Dekretohet Amnistia Penale në Shqipëri, 700 të burgosur lirohen menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 09 April 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot dekretin për amnistinë penale, që u miratua pak ditë më parë në Kuvend.

Të enjten e kaluar, Amnistia Penale u miratua me votat e 110 deputetëve.

Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

-Advertisement-

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti:

Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë.

Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij./Tch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera