Lajme

Deklaroi në media se posedon armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet vushtrriasi

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 08 June 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi në një intervistë për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

Në shtëpinë e tij policia kanë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro”.

-Advertisement-

Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera