Sport

Deklarohet Rey Manaj pasi u vodh shtëpia e tij në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 18 February 2021

Mbrëmjen e së mërkurës është plaçkitur shtëpia e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan Gazeta inFokus.

Manaj paraqitet për ekipin e dytë të Barcelonës dhe jeton në Spanjë.

Shtëpia e tij është plaçkitur gjatë kohës kur ai ishte duke luajtur me Barcën, ndaj Prat, në kuadër të ligës së dytë spanjolle.

-Advertisement-

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, ka thënë 23 vjeçari.

Sipas raportimit të mediave thuhet se Manajt i janë vjedhur 3 ora të dorës të vlefshme dhe 70 mijë euro kesh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera