Deklarohet në Gjykatë burri që ua shiti banesën e njëjtë dy personave
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 20 October 2021
I akuzuari për mashtrim, Bardhyl Ajazi, është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai akuzohet se banesën e njëjtë ia kishte shitur dy personave të ndryshëm.
I akuzuari Ajazi, pranimin e fajësisë për veprën me të cilën ngarkohet e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Rukije Sheshivari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Po e ndjej vetën fajtor, jam penduar dhe i kërkoj falje”, deklaroi Ajazi.
Me pranimin e fajësisë u pajtua prokurorja Sheshivari, e cila i ka propozuar gjykatës me rastin e shqiptimit të dënimit të merret si rrethanë lehtësues pranimi i fajësinë dhe ka propozuar që në emër të dëmit të shkaktuar ta obligoj të akuzuarin të kthej shumën prej 20 mijë euro të dëmtuarës Ismaili.
Gjithashtu e dëmtuara Qamile Ismaili u pajtua me pranimin e fajësisë dhe kërkoj që t’i kthehet shuma e mjeteve të paguara për blerjen e banesës ose t’i kthehet në posedim banesa.
Ajo gjithashtu kërkoj nga gjykata që të njëjtin mos e dënoj me burgim nëse i kthehet banesa e blerë ose mjetet e paguara për blerjen e saj, në rast të mos kthimit i njëjti të dënohet.
Ndërsa, i akuzuari Ajazi u pajtua që të dëmtuarës të ia kthej shumën në bazë të një marrëveshje me të njëjtën.
Në këto rrethana, gjykatësi, Adnan Kamberi mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë, ndërsa shpallja e aktgjykimit u caktua të bëhet nesër, më 21 tetor 2021.
Aktakuza e ngritur në nëntor të vitit 2019, ngarkon Bardhyl Ajazin se në qershor të 2013-ës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka vënë në lajthitje të dëmtuarën Qamile Ismajli, duke lidhur kontratë për t’i shitur banesën e cila ishte në ndërtim e sipër në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se e dëmtuara Ismaili, për blerjen e banesës kishte paguar 20 mijë euro përmes bankës, e që i akuzuari Ajazi më parë këtë banesë ia kishte shitur edhe personit tjetër Jetullah Grajqevcit, me ç’rast banesën e njëjtë ia kishte shitur dy personave të ndryshëm, ku të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 20 mijë euro dhe si pasojë e kësaj kanë lindur edhe ngatërresa mes palëve të interesuara për banesën në fjalë.
Për këtë, Bardhyl Ajazi po akuzohet për veprën penale; “Mashtrim” nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila është e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit që ishte në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale.
Shënim: Personat e përmendur në ketë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Të tjera
-
Memli Krasniqi: Mërgata dhe yjet e saj besojnë në Kosovën e fortë!
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...