Lajme

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 07 September 2022

Musli Rexhepi, i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari u deklarua i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deklarimin e të akuzuarit e mbështeti edhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi.

-Advertisement-

Në këto rrethana, gjykatësja e çështjes Naime Krasniqi-Jashanica e njoftoi të akuzuarin për të drejtën e tij në kërkesë  për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.

Pas kësaj, prokurori Igrishta propozoi që ndaj të njëjtit të caktohet masa e parabrugimit dhe atë bazuar në nenin 187, par.1, nënpar 1.1 dhe 1.2.

“Konsiderojmë se është plotësuar ky kusht ligjor duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, si dhe peshën e kësaj vepre penale, e po ashtu faktin ku dihet se tani i akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën e lartecekur dhe ishte futur në ambientet ku po mbahej greva seriozisht e ka kanosur të dëmtuarin dhe të njëjtin ka tentuar që ta sulmojë, por se është ndalur nga të pranishmit”, tha prourori.

Tutje, ai theksoi se konsiderojnë që i akuzuari mund ta përfundojë veprëne tentuar ose mund të përsërisë të ngjashme.

Sipas prokurorit Igrishta, janë analizuar edhe masa të tjera, por që konsiderojnë se janë masa të pamjaftueshme, andaj i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.

Ndryshe, paraprakisht,  zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”se të aktakuza ndaj Rexhepit u ngritt me kërkesë për caktimin e paraburgimit.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuze me kërkese për caktim te masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak te veprës penale “Cenimi i të drejtës në greve”, duke e deleguar në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera