Deklarohen nga BE-ja për draft-statutin dhe takimet e ardhshme rreth dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 11 May 2023
Bashkimi Evorpian është deklaruar rreth takimeve të ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Teksa komentuan takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sipas tyre ky i fundit i tregoi qartë hapat dhe pritshmëritë e ardhshme nga të dyja palët.
Ndërsa, sa i përket deklaratës së fundit të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili deklaroi ditë më parë se vendimi për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit shkel përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut, BE-ja thotë se asgjë s’ka ndryshuar dhe nuk kanë asgjë për të shtuar në lidhje me këtë çështje.
Ndryshe, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ditë më parë në një konferencë për media është shprehur se Ekipi Menaxhues ka qenë delegacion i pavarur dhe se palët kanë rënë dakord për përbërjen e ekipit.
“Pra, në pyetjen nëse ekipi menaxhues ka qenë pjesë e cilit delegacion, ai ka qenë një delegacion i pavarur, ata janë ftuar të vijnë për t’iu bashkuar takimit për një pikë të takimit të nivelit të lartë të martën, për të prezantuar draft statutin. Ata janë ftuar posaçërisht për prezantimin e këtij statuti, të këtij drafti, dhe nuk kanë qenë pjesë e as delegacionit serb, as delegacionit të Kosovës. Sa i përket përbërjes së ekipit, kjo është në përputhje me marrëveshjet e dialogut, palët kanë rënë dakord për përbërjen e Ekipit Menaxhues, ndërsa anëtarët e ekipit menaxhues janë propozuar nga Serbia, dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova. Dhe sa i përket pyetjes për vendimin për shpërbërjen e ekipit. Epo, në marrëveshjet e dialogut, thuhet qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë derisa të miratohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ajo që ndodhi të martën ishte se ekipi drejtues propozoi dhe dorëzoi draftin e parë. Kjo do të thotë që ne filluam procesin dhe procesi nuk ka përfunduar akoma. Prandaj, vendimi për shpërbërjen e ekipit menaxhues, shkel përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjeve dinamike, dhe çdo vendim në lidhje me Ekipin Menaxhues duhet të miratohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”, ka thënë ai.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe një takim me kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ku ky i fundit tha se kishte një diskutim të rëndësishëm me të sa i përket draft – statutit të Asociacionit dhe se patën një mirëkuptim për këtë proces.
“Kemi diskutuar se si Bashkimi Evropian e sheh procesin e hartimit të draft-statutit në detaje me Kryeministrin dhe besoj se kemi një dakordim mbi këtë proces”, ka thënë Lajçak.
Ai ka thënë se për këtë çështje do të jetë nesër edhe në Serbi për vizitë zyrtare dhe të hënën në Bruksel do të takohet me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi një mirëkuptim për hapat që do të marrim dhe patëm një diskutim të rëndësishëm. Të njëjtin do ta kem edhe nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel. Të dy palët duhet të përkushtohen në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...