Deklaratat për bashkim kombëtar, për konsum politik

Autori: Gazeta inFokus
09:44 | 26 April 2017
Deklaratat e liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë për bashkim kombëtar janë bërë pikërisht për konsum të brendshëm politik.
Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë e në Shqipëri, të cilët thonë se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me vepra, por jo me deklarata bombastike.
Nga ana tjetër, reagimet e krerëve shtetërorë ndaj BE-së, të cilat e shprehin shqetësimin lidhur me këto deklarata, analistët politikë i shohin si të rrezikshme për raportet me Bashkimin Evropian, shkruan “Zëri”.
Megjithatë sipas tyre shqiptarët nuk duhet të mbeten të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare. Madje disa prej tyre konsiderojnë se hapësirë etnike shqiptare është Bashkimi Evropian e jo “Shqipëria e Madhe” siç po propagandon Serbia.
Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Institutin e Studimeve Politike në Shqipëri, ka vlerësuar se deklaratat për bashkim kombëtar janë bërë për ta tërhequr vëmendjen prej problemeve të brendshme.
“Është një dukuri në modë në disa shtete të Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, Maqedoninë, etj, ku politikanët bëjnë deklarata agresive dhe nacionaliste në raport me BE-në. Këto deklarata lidhen me nevojën e këtyre vendeve për ta tërhequr vëmendjen publike nga problemet e tyre të brendshme, nga rasti për të përfituar prej krizës që vetë BE-ja dhe procesi i tij i zgjerimit po kalon si dhe nga përpjekja për ta testuar kursin politik të presidentit të ri të SHBA-së”, ka deklaruar ai për gazetën “Zëri”.
Të tjera
-
Kapet kosovari në Gjermani: Kishte vozitur kamionin 97 herë, pa leje shoferi
Hetimet intensive çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e shoferit. Ng...
-
Murati: Komunat s’e kundërshtuan, por e mirëpritën rritjen e tatimit në pronë pasi ua rrit buxhetin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitu...
-
Abdixhiku: Shëndetësia në pikën e thyerjes, Qeverisë i teprojnë paratë e në spitale s’ka as penj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mëngjesin e sotëm...
-
Murati për rritjen e tatimit në pronë: Rezultat i ligjit të miratuar nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tek situata që përnjëh...
-
Rritja e tatimit në pronë, Murati: Përparim Rama ishte i kënaqur me vlerësimin e pronave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për rivlerësimin e pronave, që...
-
Arrestohet agjenti gjerman: Punonte për Moskën, zbulohet dhe bashkëpunëtori!
Në Gjermani, është ngjarje dite: në kulmin e luftës ruse kundër Ukrainës, një...
-
Murati: Faturat e tatimit në pronë i rriti tatimi 100% i tokave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar të premten në një konferen...
-
LDK vendos njoftime mortore: “Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion pë...
-
“Pse po e mbroni kaq shumë”, Krasniqi përmes videos i bën Kurtit disa pyetje për Martin Berishajn
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kr...
-
Hekuran Murati fajëson Avdullah Hotin për rritjen e tatimit në pronë
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është duke f...
-
Deputetja britanike: Ky nen i propozimit franko-gjerman më shqetëson
Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia...
-
PAMJE – Aksident i rëndë trafiku në Kijevë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, para...