Lajme

Deklaratat mes PS e LSI për “makinë me 1 timon”, ndërhyn djali i Berishës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 01 June 2017

LSI dhe PS këto ditët e fundit janë futur në një valë shkëmbimi replikash të ndërsjellta. Fraza e Ramës makinë me dy timonë nuk mund të ketë, është marrë dhe pasuar nga të dyja kampet politike duke precipituar në një efekt donimo. Por ë çuditshme ka qenë edhe ndërhyrja e djalit të ish kryeministrit Berisha në këtë seri deklaratash.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka reaguar sot me një status ironizues në “Facebook” lidhur me metaforën e “makinës me 1 timon” të përdorur nga eksponentë të lartë të Partisë Socialiste që synojnë 71 mandate në 25 qershor, me qëllim për të qeverisur të vetëm vendin.

“Ky që kërkon ta lënë të vetëm në timon, nuk ka as patentë,” – shkruan Shkëlzen Berisha duke iu referuar Edi Ramës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera