Sport

Deklaratat e trajnerëve pas derbit Drita-Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 28 September 2017

Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, pasi kanë barazuar me rezultat 1:1.

Derbi i madh i Gjilanit ka sjell shumë emocione, koreografi të mëdha në tribuna dhe atmosferë të zjarrtë përgjatë 90 minutave nga ‘Intelektulët’ e Dritës dhe Skifterët e Gjilanit, por jo edhe fitues.

Të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në ndeshjen e tensionuar ku u ndanë shtatë kartonë të verdhë.

-Advertisement-

Për Gjilanin shënoi Betim Haxhimusa kurse për Dritën Xhevdet Shabani.

Trajneri I Dritës, Milaim Zuzaku e vlerësoi lart këtë ndeshje.

“Pjesa e parë ishte jo e mirë, nuk shpërthyem. Në pjesën e dytë Gjilani na dënoi me një rast, por ne barazuam dhe patën raste me shtyllën e Astit Fazliut dhe rastin e Kastriot Rexhës”.

“Gjilani ishte me fat sot. Kështu e ka futbolli. Ne po e kemi problem derisa po e shënojmë golin e parë pastaj po shpërthejmë”, ka thënë Milaim Zuzaku pas ndeshjes.

Image result for milaim zuzaku

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina vlerëson se skuadra ka mundur të luajë edhe më mirë nëse do ta kishte ekipn e kompletuar.

“Mbi të gjitha të luajmë një derbi pa pesë lojtarë është madhështore. Ka gjëra shumë të mira, mirëpo edhe jo të mira. Loja ishte e mirë, atmosfera e mirë, u shënuan dy gola”.

“Krijuam raste të qind për qinda, e ditëm se çka po dëshirojmë. Rezultati 1:1 është i pranueshëm në derbi”.

“Nëse do të ishin edhe lojtarët që munguan, do ta konceptonim lojën ndryshe”, ka thënë Arbnor Morina.

Image result for arbnor morina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera