Lajme

Deklaratat e Kurtit për përshkallëzim të situatës, investitorët e huaj të shqetësuar

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 20 August 2022

Çdo situatë e cila mund të ndikojë në sigurinë e një rajoni, do të ndikojë edhe në strategjinë e një investitori, thotë për Radion Evropa e Lirë, Manfred Brandner, investitor austriak në Kosovë.

Ndërkaq, nga organizatat që merren me ekonomi thonë se çdo cenim i sigurisë do të largojë investitorët nga Kosova.

Në fillim të muajit gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se ka pasur mundësi që tensionet më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera