Lajme

Deklaratat e Kurtit për luftën, Kryeziu: Te Serbia e gjeni luftën dhe autokracinë, te shqiptarët paqen dhe demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 24 September 2022

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një postim në Facebook, ka shkruar për deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti për mundësinë e një lufte me Serbinë, duke thënë se edhe Liam Fox deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.

“Kur Kryeministri Kurti flet për rrezikun që Serbia paraqet për sigurinë tonë ai gjithmonë përmend 48 bazat ofensive të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, për të ashtuquajturën “Qendrën Humanitare” të Rusisë në Nish, për 104 ushtrimet ushtarake me Rusinë, për militarizimin e vazhdueshëm të Serbisë me mbështetjen ruse, për varësinë ndaj Rusisë dhe për apetitin e saj për Kosovën”, ka shkruar Kryeziu.

Ai më tutje ka shkruar se “Kurti po e shpërfaqë Serbinë për atë që është”.

-Advertisement-

“Në Ballkan, te Serbia e gjeni luftën dhe autokracinë. Te shqiptarët paqen dhe demokracinë”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera