Deklaratat e Greqisë për Fredi Belerin, Rama: Do pres të mbarojnë zgjedhjet atje, drejtësia jonë s’mund të kontestohet
Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 15 May 2023
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, të cilat e quajtën vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg skandaloz.
Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqim duke thënë se i vjen keqardhje që minoritet grek po përdoret për politikë.
Ndërkohë, ai theksoi se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.
“Sa i përket Himarës, dua të jem shumë i qartë. Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, të përpiqemi sa më shumë vetëpërmbajtje nga ana ime sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me qeverinë greke për të ngritur një urë të re bashkëpunimi.
Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë problemet e tyre, por askush, që nga unë i pari, jo më pastaj të tjerë, e lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë, të vënë në pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. Dua të kujtoj se dy-tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kanë arrestuar kreun e bashkisë dhe kandidat me shumë gjasë të PS, në Bulqizë. Por me një çështje dhe akuzë që unë nuk e njoh në thelb se çfarë është.
Besoj se nuk ka asnjë mundësi të pajtohemi se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe tjetër me ata me kombësi greke. Nuk do flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, duke shpresuar që më pas do ketë dialog dhe jo deklarata që i kam dëgjuar të bëhen o vetëm nga përfaqësues të qeverisë, por dhe nga parti simotra, SIRIZA apo PASOK.
Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pas asnjë incidente, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare dhe greke, dhe është bërë një numërim paqësor. Në fund ka fituar me një grusht votash, por nuk ka rëndësi, kandidati kundërshtarë me qeverinë dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe elektorale nga ana jonë një fitore e cila s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata”, tha Rama.
Të tjera
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....
-
Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90,000 eurove
Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. ...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligje...
-
Bajqinovci: Qytetarëve ua shpërndamë 1.2 milard euro – Kosova po përparon me hapa të mëdhenj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...
-
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komun...
-
Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ...
-
Skenderaj: Ia plagosën qenin ankuesit, policia arreston dy persona
Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale...