Sport

Deklaratat e akterëve kryesor në fitoren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 24 March 2018

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në miqësoren kundër Madagaskarit, që u zhvillua sonte në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit, me rezultat 1:0, shkruan infokusi.

Golin e fitores për “Dardanët” e shënoi Edon Zhegrova, duke bërë një debutim ëndrrash në fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Talenti i Genkut shënoi në minutën e 48-të me një gjuajtje të fortë nga 18 metra. Në pjesën e parë ishte skuadra e Madagaskarit që u tregua më e rrezikshme dhe madje ishte shumë afër golit, por fati ishte me Samir Ujkanin, pasi nuk realizuan nga penalltia, në minutën e 32-të.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë Kosova e nisi furishëm dhe qysh pas tre minutash kaloi në epërsi me golin e Zhegrovës, pas një depërtimi në krahun e majtë. Në këtë ndeshje debutoi edhe Idriz Voca, i cili hyri në lojë në vend të Zhegrovës në 15 minutat e fundit.

Ndeshjen e ardhshme miqësore Kosova do ta zhvillojë të martën kundër Burkina Fasos.

Deklarata pas ndeshjes, e Edon Zhegrovës,

Edon Zhegrova: Sot për mua ka qenë një ditë shumë e veçantë. Të luash për shtetin tënd është një emocion vërtet i veçantë dhe po ashtu edhe të shënosh gol. Është një ndjenjë shumë e mirë. Mendoj se edhe djemtë kanë pasur një paraqitje fantastike, kështu që të gjithë kanë dhënë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë me fitore. I përshëndes të gjithë tifozët që kanë qenë këtu dhe na kanë përkrahur. Dedikimi për golin? Është për të gjithë kosovarët dhe për shtetin tonë”.

Deklarata e përzgjedhësit Bernard Challandes.

“Jam shumë i kënaqur për fillim, çka kemi punuar gjatë gjithë javës ka qenë pjesa defensive. Kemi punuar shumë që të mos pranojmë gola. Jam shumë i kënaqur me ekipin, të gjithë kanë luftuar, kemi qenë kompakt. Madagaskar nuk është Brazili, por është një ekip shumë i mirë”, ka deklaruar Challandes. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera