Lajme

Deklarata s’përbën detyrim juridik për Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 19 February 2018

Kryeministrit Ramush Haradinaj i ka mjaftuar një “Deklaratë e përbashkët” me Malin e Zi për ta justifikuar kthesën e madhe në kauzën rreth demarkacionit. Për gati tre vjet sa ishte në opozitë, Haradinaj kundërshtonte çfarëdo nisme për aneks- marrëveshje duke insistuar vetëm në rrëzimin e versionit zyrtar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por ndryshe mendojnë anëtarët e Komisionit shtetëror, të cilët i ka zgjedhur vetë Haradinaj. Për të argumentuar kauzën e tij se Kosova humb mijëra hektarë tokë me versionin aktual, Haradinaj jo rrallë ka cituar profesorin e së drejtës ndërkombëtare Zejnullah Gruda.

Por, ndryshe prej Haradinajt që i dha mbështetje “Deklaratës së përbashkët”, Gruda e ka quajtur atë një mashtrim. Sipas tij, Marrëveshja nuk mund të ratifikohet me kushte.

-Advertisement-

“Ata që flasin mbi Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi janë mashtrues që fshehin se me Malin e Zi kanë caktuar kufij të rinj e nuk e kanë bërë demarkacionin. Dhe këtë duhet thënë popullit”, ka thënë Gruda, i cili në një prononcim për “Kohën Ditore” ka interpretuar ligjërisht “Deklaratën e përbashkët”.

Sipas tij, doktrina karakteristike më e rëndësishme e ratifikimit konsiston në karakterin e saj diskrecional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera