Deklarata historike e Vuçiqit, Kosova nuk ka qenë gjithmonë e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 08 June 2018
Kosova nuk ka qenë gjithmonë e Serbisë. Këtë deklaratë bombastike e dha të premten hiq më pak se Aleksandar Vuciq.
“Duhet ta kemi paraqysh se Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona dhe ata që thonë kështu, duhet të lexojnë libra”, ka thënë ai gjatë një fjalimi, në Beograd, përcjellë klankosova.tv. “Disa pjesë të Serbisë Jugore i kemi fituar (marrë) pas Kongresit të Berlinit”.
Serbi, e ka shpjeguar këtë fakt, duke dhënë fakte që dëshmojnë që Kosova ishte pjesë e tjetër kujt, para më tepër se 100 vjetëve, teksa foli për një prani diplomatike këtu, të shtetit të atëhershëm serb.“Kah fundi i shekullit XIX kemi patur konzuj të vrarë serbë në Prishtinë”, ka thënë ai. “Gjithmonë ka ekzistuar lufta për Kosovën. Për mënyrën se si është vrarë konzulli ynë në Prishtinë janë shkruar disa libra. Kemi gabuar shumë, shumë, por nuk duhet harruar se kah fundi i shekullit XVII një numër i madh i popullatës është shpërngulur nga Kosova e Metohia, pasi që njerëzit tanë ishin nën sulme të vazhdueshme të arbanasve”.
Në këtë frymë ai ka folur edhe për një pjesë tjetër që Serbia e ka futur tash vonë nën kontrollin e vetë të tërësishëm.
“Dikur nuk kemi patur asgjë në Vojvodinë e sot ajo është e dominuar nga serbët, ndonëse është një territor multietnik”, ka shtuar presidenti, përcjellë klankosova.tv.
Vuçiq ka thënë që serbët nuk duhet të vajtojnë, pasi as ata vetë nuk kanë qenë gjithmonë të shenjtë, ndërsa ka shtuar se gabimet në politikë paguhen dhe nuk ka ngurruar të thotë që Serbia nuk ka shumë pika të ndritshme përsa i përket çështjes së Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...