Sport

Deklarata e Zekrija Ramadanit pas ndeshjes me Lirinë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 08 April 2019

Feronikeli arriti fitore të lehtë përballë Lirisë me rezultat 4-0 , në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i industrialistëve, Zekrija Ramadani deklaroi:

“Si lider në tabelë që jemi dhe pretendentë për ta fituar titullin ne në çdo ndeshje futemi për fitore. Ashtu ishte edhe ndaj Lirisë, e cila kishte gjithashtu presionin e pikëve pasi që gjendet në një pozitë të vështirë për tu larguar nga elita. Kjo bëri që ndoshta minutat e para të ndeshjes të ishin të baraspeshuar, por me realizimin e dy golave të shpejtë gjërat erdhën në vendin e vetë, pasi që ekipi fitoi qetësinë e duhur. Në shikim të parë mund të duket një ndeshje e lehtë në bazë të rezultatit, por nuk ishte ashtu, pasi që Liria na luftoi dhe na vuri disa herë në situata të vështira. Në fund ishin të rëndësishme pikët dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, deklaroi Ramadani për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Varemi nga vetja jonë. Jemi lider në tabelë dhe nuk varemi nga askush. Numri i ndeshjeve po zvogëlohet dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund për të arritur deri te titulli kampion”, mbylli Ramadani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera