Deklarata e Vuçiqit se po kryhet terror në serbët e Kosovës, reagon ashpër analisti kosovar
Autori: Samire Jaha 11:08 | 24 August 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën e fundit të mbajtur për media pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka pretenduar se ndaj popullit serb në Kosovë është duke u kryer terror që nga viti 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe krijimit të Rezolutës 1244.
E këtë deklaratë të tij analisti politik, Artan Muhaxhiri, e ka quajtur dramacitet të ekzagjeruar të tij, për çka edhe njihet presidenti serb, shkruan Gazeta Infokus.
Muhaxhiri në një prononcim për Gazetën Infokus tha se Vuçiq vazhdimisht synon ta paraqet veten si “mbrojtës të popullit të pambrojtur serb”.
“Aleksandar Vuçiq është politikan i njohur për dramaticitet ekzagjerues. Imazhi i tij është i një populisti tipik – me të folurën e ngadalshme, zërin e ulët, duke përzgjedhur fjalor patetik me të cilin dëshiron të jetë mbresëlënës për votuesit militantë. Ai vazhdimisht synon ta paraqet veten si “mbrojtës të popullit të pambrojtur serb” dhe “shpëtimtar universal ndaj të zezave që ia përgatisin forcat e errëta antiserbe”. Një ndër asetet kryesore të suksesit të tij është çështja e Kosovës, me të cilën ende fiton vota nga një kategori votuesish serbë të pa emancipuar politikisht. Realiteti është krejtësisht tjetër. Pakica serbe është e integruar konsiderueshëm edhe në institucionet kosovare, gjë që lehtësisht mund të dëshmohet nga çdokush që e viziton Kosovën”, deklaroi Muhaxhiri për Infokus.
Vuciq po ashtu tha se populli serb në Kosovë për shkak të kësaj gjendje është në vështirësi për mbijetesë. Analisti Muhaxhiri ka thënë se presidentin serb nuk e beson askush, pasi që kushtetuta e Kosovës ka treguar për të drejtat e jashtëzakonshme që u ofron pjesëtarëve të komunitetit serb.
“Kushtetuta e Kosovës është e famshme në botën e konstitucionalizmit për të drejtat e jashtëzakonshme që u ofron pjesëtarëve të komunitetit serb. Edhe liria e lëvizjes është përmirësuar pakrahasimisht në raport me periudhën e viteve të para pas 1999-ës. Deklaratat e tilla të Vuçiqit nuk i beson askush me rezon të shëndoshë politik në Ëashington dhe Bruksel. Por, as ai nuk ua dedikon atyre këto fjalë. Shënjestra e tij është elektorati serb. Shumica absolute e mediave në Serbi janë nën tutelën e tij, prandaj ai e orienton edhe diskursin publik. Edhe kompromiset e rëndësishme të cilat gjithsesi do t’i duhet t’i bëjë në raport me Kosovën, në mediat e veta ai do t’i prezantojë si fitore të mëdha”, tha analisti.
E si një shpresë të vetme për parandalimin e tensioneve, analisti politik e cilëson marrëveshjen e përbashkët me 1 shtator.
Ai tha se secili lider rajonal që do të ndikojë në trazimin e gjendjes do të ketë pasoja të mëdha politike në rrugët drejt integrimeve evropiane.
“Presioni i madh ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje deri më 1 shtator është e vetmja shpresë për parandalimin e eskalimit të situatës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë bërë të qartë që – për shkak të investimeve të tyre të mëdha gjeostrategjike dhe gjeopolitike – secili lider rajonal që ndikon në trazimin e gjendjes do të ketë pasoja të mëdha politike në rrugët drejt integrimeve europiane dhe strukturave globale”, ka deklaruar Muhaxhiri për Infokus.
Ndryshe takimi i fundit i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë me ndërmjetësim të Miroslav Lajçakut, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialog dhe krye diplomatit europian Josef Borrel është mbajtur me 18 gusht në Bruksel.
Pas këtij takimi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka mbajtur konferencë ku edhe i ka treguar gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës, për të cilat sot kryeministri Albin Kurti do të flet për takimin e përbashkët që kishte në Bruksel.
Ky takim erdhi pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në ditën që Kosova nisi reciprocitetin në targa dhe dokumente.
Ndërsa vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente shtetërore, vendim ky që nxiti tensionimin e situatës në veri dhe ndalimin e qarkullimin me barrikada në kufij, ishte i mirëpritur nga ndërkombëtaret. Zyrtarë të BE-së deklaruan se vendimi ishte në përputhje dhe në koordinim me Bashkimin Evropian./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...