Lajme

Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 21 January 2025

Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar fjalimin e parë të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Infokus.

Në fjalimin e tij Trump tha se politikë zyrtare e qeverisë së SHBA-së, do të ketë dy gjini, mashkull dhe femër.

Këtë deklaratë, Lushtaku e cilëson si një deklaratë që forcon ruajtjen e strukturave tradicionale dhe vlerave që kanë ekzistuar për shumë kohë e ku familja është në qendër të kësaj tradite.

-Advertisement-

“Në fjalimin e tij të parë si President, z. Donald Trump deklaroi se politikë zyrtare e qeverisë së SHBA-së do të jetë ajo që do të ketë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër. Kjo deklaratë e njeriut më të fuqishëm në botë, forcon ruajtjen e strukturave tradicionale dhe vlerave që kanë ekzistuar për shumë kohë, e ku familja është në qendër të kësaj tradite”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Po ashtu ai tha se përmes kësaj deklarate ngjallet shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale.

“Po ashtu, përmes kësaj deklarate ngjallet shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale. Një familje e fortë, e qëndrueshme dhe tradicionale është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe të stabilizuar”, ka shkruar tutje Lushtaku.

Ndryshe Mergim Lushtaku kandidon me numër 100 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera